RRETH NESH

Kristal Center

KRISTAL CENTER, një nga qëndrat më të bukura tregtare urbane, me ambiente të gjelbëruara, shplodhëse, një ambient atraktiv për të gjithë vizitorët e saj e vendosur në një pozicion strategjik, mbetet vendi ideal për të gjithë familjen. KRISTAL CENTER ka hapur dyert më 24 Prill 2008, me një sipërfaqe prej 25000 m2 dhe sipërfaqe të dedikuar pjesës tregtare prej 10500 m2. KRISTAL CENTER operon me më shumë se 40 marka të ndryshme të njohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, 300 vënde parkimi nëntokësor dhe kënd lojrash për fëmijë ne ambietet e brendshme të saj si dhe në ambietet e jashtme. Pozicionimi i saj është në zonën e Komunës së Parisit, një nga lagjet më të populluara të Tiranës. Pjesë e qëndrës janë gjithashtu dy salla të mëdha me kapacitet prej 500 personash. Në këto salla zhvillohen spektakle të ndryshme si;Teatro për Fëmijë, takime politike, takime kulturore, premiera filmash, Festival Filmi, etj. Qëndra ka një linjë autobuzësh të caktuar nga Bashkia Tiranë që përshkon rrugën nga Sheshi Skëndërbej, tek Komuna e Parisit, Kristal Center dhe anasjelltas, e cila u mundëson komoditet vizitorëve e saj.


Shërbimet

Copyright © 2017-2021 Kristal Center. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Get to know Us

Rr.Frank Bardhi, Tirane, Albania

+355 4 480 1028

kristal@kristalcenter.com