Title
Login Register
Vizion Plus PDF Print E-mail
VIZION PLUS ka filluar transmetimet e para ne vitin 1999. Fillimisht me nje transmetim ne nivel lokal, per te kaluar me pas me nje shtrirje ne mbi 90 % te territorit te Shqiperise. Programet tona ndiqen ne shume prej qyteteve te Shqiperise si ne: Tirane, Durres, Fier, Gramsh, Vlore, Berat, Tepelene, Skrapar, Gjirokaster, Sarande, Permet, Kruje, Burrel, Lezhe, Shkoder, Elbasan, Librazhd, Korce etj. Transmetimi 24 ore ne satelit e ka shnderruar Vizion Plus ne nje dritare informacioni dhe argetimi per te gjithe bashkeatdhetaret tane ne mbare boten, por edhe kane bere te mundur qe programet e tij te ndiqen edhe ne ato zona ku nuk arrihet mbulimin me sinjal direkt, si brenda ashtu edhe jashte vendit, si Kosove , Mal te Zi dhe Maqedoni.

VIZION PLUS është një televizion ku çdokush gjen veten, sheh tek ai nje mik nga i cili e ka te veshtire te ndahet. Larmia e programeve, spektakleve, emisioneve social e investigativ, filmave, serialeve dhe telenovelave garanton nje audience te gjere kuperfshihen te gjithe grupmoshat dhe shtresat sociale. Sondazhet me te fundit, e kane renditur ate si nje nder televizionet me te preferuara per shqiptaret, gje e cila eshte pasqyre e perkushtimit, seriozitetit dhe pergjegjesise se treguar nga i gjithe stafi i ketij televizioni.

VIZION PLUS ne saje te marreveshjeve kontraktuale me operatore kabllore ndiqet nga te gjithe shqiptaret ne SHBA dhe KANADA.

Faqja Jone ne Internet : http://www.vizionplus.tv/new_web/index.aspx

Transmetim analog tokësor 24 ore/ditë në:

UHF – CANAL 42


Transmetim satelitor ne Eutelsat W2:

Freq.: 11.283

Symbol Rate: 27.500

Polarizimi: Horizontal

Fec.: 3/4

Programe

VIZION PLUS, garanton nje cilesi te larte ne nivel informativ, edukativ dhe artistik. Nje komunikimi televiziv krejt i vecante per nga natyra dhe permbajtja. Edicioni i lajmeve, emisionet investigative dhe socila-kulturore, spektaklet, dokumentaret, telenovelat, filmat me te fundit prodhime te studiove preztigjioze kinematografike, por edhe shume aktivitete kulturore te zhvilluara jashte ambienteve te tij jane gjithcka qe percjell tek publiku informim, kenaqesi dhe argetim pa fund. Vizion Plus ka permbushi me sukses ne cilesine e Media Partnerit aktivitete te tilla si Miss Shqiperia 2006,2007 dhe 2008, Netet e Klipit Shqiptar, Miss Globe 2008, edicione te Shkodra Jazz Festival, Tir Jazz Fest, si dhe edicionin e 5-te te Festivalit Mikrofoni i Arte. Gjithashtu ne axhenden e pasur te prodhimtarise se Vizion Plus kane qene edhe recitale te grupeve te njohur si Vaya Con Dios, Elita 5 si dhe shfaqjet muzikore si "Shekuj dhe Dashuri", "Broadway", "Romeo e Zhulieta", "Chikago", "Moulin Rouge", "Mbremje Gala" te cilat paten nje impakt te jashtezakoshem per publikun shqiptar. Por Vizion Plus ka menduar edhe per te apasionuarit e sportit, kur per dy vjet me radhe solli ekskluzivisht magjine e Champions League dhe Uefa Cup. Cdo te marte, te merkure dhe te enjte ekrani i Vizion Plus u shnderrua ne nje arene te vertete emocionesh dhe perballjesh spektakolare. Edhe Superliga Shqiptare ka qene pjese e struktures sone programore me transmetimin ekskluziv te te gjitha ndeshjeve te ekipit te Partizanit. Krahas ketyre, autoresine e Vizion Plus e mbajne edhe shume prej telekomedive te njohura ne tregun mediatik si Tifozet, Trapi i Vjeter. Per 3 vjet me rradhe Vizion Plus, ka qene producenti kryesor i nje prej spektakleve me popullor te shnderruar ne tradite sic eshte "Krasta Show & Ethet......". Nje sipermarrje gjigande, pas se ciles qendronte puna dhe perkushtimi i nje stafi te kualifikuar dhe me eksperience. Dhe jo vetem kaq,Vizion Plus ka prodhuar mbi 240 dokumentare te vleresuar per objektivitetin, menyren e trajtimit te dukurise dhe mesazhin qe percjellin. Per te gjitha keto Vizion Plus eshte cilesuar nga kritika si nje nder televizionet me prodhimtari me te larte nder vite. Ne cdo moment Vizion Plus eshte perpjekjekur te jete sa me koherent per t'ju dhene programin e duhur ne kohen e duhur, duke ju servirur ne cdo kohe nje menu perfekte per shijet tuaja. Stafi profesional me mjaft eksperience, transmeton cilesi ne komunikim, shkalle te larte pergjegjshmerie si dhe garanton nje programacion qe i adresohet nje game te gjere shtresash shoqerore qe fillon qe nga njeriu i thjeshte tek intelektuali, nga femija tek i moshuari, nga me i varferi tek me i pasuri. Me keto cilesi "Vizion Plus" shpesh here eshte vleresuar nga kritika me cmime ne nivel nderkombetar, te tilla si : Cmimi i Pare ne Festivalin Nderkombetar "Orsini", per filmin dokumentar me te mire, cmimin "Kult 2005" per dokumentaret e ciklit "Tunel", si dhe se fundmi cmimet e akorduara nga Akademia e Vleresimit Vjetor Radio Televiziv..

Programacioni aktual ne Vizion Plus:

1. DANCING WITH THE STARS është ndërthurje e shkëlqimit të një spektakli me gjininë e reality show-t. 12 personazhe VIP garuan mes njëri-tjetrit për një çmim të madh prej 50000 mijë euro. Të shoqëruar nga 12 balerinë profesionistë ata u bene pjesë e një prej formateve më të suksesshme televizive sot në botë. Shqiperia ishte vendi i 31-te qe provoi magjine e te qenit pjese e ketij suksesi, ku Dancing with the Stars Albania, erdhi si një prodhim i Tring Digital dhe Vizion Plus Dancing with the Stars Albania, per 12 jave dhuroi emocione dhe ethet e forta te nje gare dhe solli spektaklin e vallezimit duke regjistruar shifra record audience ne ekranin e Vizion Plus.

2. Apartamenti 2XL. Nje test i kaluar me sukses i nje formati unik e te pa provuar me pare ne nje media televizive. Per 12 jave, cdo te diel mbrema ne Vizion Plus dhe te henen ne Tring Shqip, tre aktoret e talentuar te humorit, Ermal Mamaqi, Gentian Zenelaj, Lisa Kujovska dhe Julian Deda percollen tek publiku batuten e spikatur dhe humorin e holle. Nje audience maksimale e cila ishte e tille edhe ne forumet e internetit, ku ne portalin me te klikuar Facebook ata shenuan nje numer rekord fansash, plot 265.000 shifer e pa regjistruar me pare ne kete portal. Ata do te rikthehen serish ne sezonin e ardhshem me te ftuar te rinj ne Apartamentin me te famshem ne Shqiperi.

3. Zone e Lire. Nje emision me karakter gjeneralist, i cili mbeshtetet mbi aktualitete te ndryshme, politike, sociale dhe kulturore, lokale dhe nderkombetare, duke i percjelle ato nepermjet personazheve qe ideatori dhe drejtuesi i emisionit, Arian Çani fton ne studio. Vleresuar me cmim nga Akademia e Vleresimit Vjetor te Radios dhe Televizionit si Spektakli i Vitit.

4. Faktori Plus. Nje emision nga analisti I njohur Mero Baze. Nje emision televiziv qe zberthen zhvillimin kryesor te dites dhe qarteson ate qe ka humbur mes faqeve te gazetave dhe ekraneve te televizionit. Emisioni ka per qellim fokusimin tek nje zhvillim i rendesishem i dites, kryesisht politik, dhe tek te gjithe elementet e tjere mediatik qe kane bere te mundur ndricimin apo erresimin e tij. Vleresuar me cmim nga Akademia e Vleresimit Vjetor te Radios dhe Televizionit si Programi Investigativ i Vitit.

5. Zone e Ndaluar. Nën etiketën e dokumentarit, "Zonë e Ndaluar" trajton histori, ngjarje, dhe personazhe që kanë qënë dhe mbeten në qendër të aktualitetit, por që në mënyrë të pashmangshme do të shihen më thellësisht duke dhënë njëkohësisht një mundësi filtrimi dhe analize të fakteve përmes zërave pro dhe kundër. Duke synuar zbulimin e së vërtetës, gazetari i mirënjohur Andi Bushati do të gjendet sërisht mes zonave të ndaluara, për të sjellë në dritë ngjarje dhe histori nga e shkuara dhe e sotmja, të njohura e të panjohura, të cilat do të serviren më hollësisht dhe do ju shoqërojnë deri aty ku askush nuk ka qënë mëparë.

6. By Pass Show. Nje format satirik dhe thumbues mbi dukurite dhe fenomenet negative te realitetit shqiptare prezantuar permes karizmes se holle te humoristit Agim Bajko. Nje prodhim i dep. te informacionit i cili sjell cdo te diel ne mbremje realitetin shqiptar te pare nen nje tjeter kendveshtrim, duke percjelle jo vetem buzeqeshjen por edhe ndergjegjesimin mbi gjithcka qe na rrethon ndaj te ciles duhet te reagojme. Agim Bajko eshte vleresuar me cmim nga Akademia e Vleresimit Vjetor te Radios dhe Televizionit si Personazhi i Vitit.

7. ZIP. Nje menyre e te thenit te lajmit ndryshe, e nderthurur me elemente te nje talk-show, i cili do te tentoje here pas here te rrise diapazonin e vete nepermjet te ftuarve Vip, lidhjeve te drejtperdrejta me sheshe dhe institucione kulturore etj. Nje emision i trajtuar ne aspektin e nje bisede te hapur ne studio, ku debati dhe komentet jane epilogu i nje dite qe sapo ka nisur. Eksperienca e dy gazetareve te njohur Rezear Xhaxhiu dhe Jonida Shehu, eshte nje garanci me shume per te vertetuar ate qe ZIP ofron shume me teper. Vleresuar me cmim nga Akademia e Vleresimit Vjetor te Radios dhe Televizionit si Emisioni Informativ i Vitit.

8. Dita Ime. Nje emision nga Rezi Nika. I konceptuar ne formen e nje maratone programore ne dinamiken e se ciles mund te gjesh informacionin e perditshem te nevojshem. Nje format qe permes karakterit informativ dhe social sjell krijimin e nje strukture programore elementet e se ciles nderthuren harmonikisht me njeri tjetrin. Gjithcka eshte e konceptuar brenda ambienteve te nje shtepie gjigande ku krijohet nje marredhenie nderpersonale mes protagonisteve te tij dhe te ftuarve te dites permes diskutimit te shume temave qe terheqin ne cdo kohe vemendjen e publikut.

9. Mos e beso po deshe. Përmrban material të mjaftueshëm për të ngopur oreksin e çdonjërit për fakte të çuditshme dhe të mrekullueshme. Duke synuar kuriozitetin, emisioni premton të tërheqë audienca midis femrave dhe meshkujve që variojnë nga 7 vjeçarët tek 70 vjeçarët. Rezultati final do të jetë një konspekt që do të kënaqë çdo fëmijë apo të rritur.

10. Chic Plus. CHIC - eshte nje program qe synon ti drejtohet nje target grupi teleshikuesish te apasionuar pas artit, te interesuarve direkte ne ngjarjet kulturore shqiptare, por edhe informativ per te gjithe, profesioniste apo amatore. Realizuar dhe drejtuar nga Fjodora Fjora, CHIC do te jete nje format televiziv I fokusuar kryesisht mbi histori personale, performance dhe opinione qe jane te lidhur me fusha kryesore te artit si muzike, kinema, teater, botime te reja etj Me SHIC synojme ti japim publikut nje menyre te re per te perjetuar artin dhe kulturen, duke kerkuar dhe prezantuar bashkohoren ne menyre argetuese me nje kendveshtrim krejtesisht origjinal ne Kulture, Art dhe Literature ne vend e me gjere.

11. Histori Dashurie. Centrum Production ne bashkepunim me Vizion Plus prezantojne: "Histori Dashurie" formati i munguar i ekraneve shqiptare.Spektakli i dashurise dhe emocioneve te forta rikthehet serish ne Vizion Plus. Percjellja e historive te dashurise dhe kronikat romantike, por gjithashtu edhe copeza nga jeta e shume personazhe te njohur publik apo protagonisteve te momentit, do te vijne serish ne sezonin ne vazhdim. "Histori dashurie" eshte nje program i trajtuar dhe konceptuar me kujdes ne te gjithe komponentet e tij teknik dhe artistik nga nje staf profesionistesh.

12. Echo Challenge. Eco-Challenge eshte nje reality show I krijuar ne 1992 nga Mark Brunet. Garat e ekspedites ne Eco Challenge, behen cdo vit ne nje rajon te botes, duke pasur per protagoniste garuesit me aventuroz nga mbare bota. Garat aventureske nisi ne 25 Prill 1995 ne Utah, USA. Dhe me pas gara kaloi ne New England ne po te njejtin vit. Te tjera gara te kesaj ekspedite jane zhvilluar ne British Columbia, Kanada, Queenisland, Australia, Marok, Patagonia, Argjentina, Sabah ne Borneon Malajziane, Zelanden e re dhe Ishujt Fixhi. Sot ky reality show vleresohet maksimalisht per adrenaline e larte, emocionet e forta si dhe shpirtin e gares.

13. Tuborg Green Beat. Gjithçka qe ndodh ne fundjaven tuaj. Bar, Klube, Pub, VIP, Evente Muzikore Nderkombetare, etj.

Cfare ofron Vizion Plus ?

· Filmat dhe seriale me tematike te larmishme ku perfshihen drame, komedi, familjar, aksion, horror, thriller, fantastiko-shkencor, etj. Prodhime te viteve te fundit, me pjesmarrjen e aktoreve te njohur te botes kinematografike, te cilet dallojne per nivelin e larte te realizimit, emocionin e thelle qe percjellin si dhe interpretimin e larte. ”Vizion Plus” ka ekskluzivitete nepermjet kontratave te lidhura me kompani te njohura te botes se filmit te tilla si: SONY PICTURES, FOX, VISION FILM, ARTIST VIEW ENTERTAINMENT, POWERCORP etj.

- Edicione informative, te pergatitura dhe te realizuara nga nje staf i kualifikuar gazetaresh. Edicionet informative jane pasqyre e nje realiteti qe eshte larg te qenit pjese e klaneve apo grupeve te caktuara politike. Aktualisht, pjese e Departamentit te Informacionit, jane edhe korrespondentet te shperndare ne te gjithe territorin shqiptar. Ne cdo moment ata percjellin lajme te fresketa nga cdo skaj i Shqiperise, duke qene kurdohere ne ndjekje te lajmit.


· Programe te konceptuar ne formen e nje guide apo dialogu estetik si dhe te nje komunikimi permes pasqyrimit te dukurive kulturore, te cilat terheqin vemendjen dhe sensibilizojne individualitetin kombetar dhe formimin intelektual te shoqerise. Te gjitha te vleresuara edhe nga kritika per notat realiste qe japin dhe tematiken e pasur qe mbartin.

· Transmetimi i telenovelave. Nje nder programet me te ndjekura dhe te adhuruara veçanerisht nga grate. Marredheniet kontraktuale me studio prestigjioze te tilla si Televisa, kane mundesuar blerjen dhe transmetimin e prodhimeve te cilat spikasin jo vetem persubjektin dhe kualitetin e interpretimit por edhe per impaktin e larte qe kane pasur ne vendet ku jane transmetuar per here te pare. Kjo ka krijuar nje avantazh konkurrues, dhe nje epersi te forte ne tregun mediatik.


Pse ju duhet te zgjidhni Vizion Plus ?


Vlerat tona

Seriozitet, qe do te thote shkalle te larte pergjegjshmerie.
Shumellojshmeri, qe do te thote nje program te pasur per te gjithe grupmoshat, audience e garantuar.
Stabilitet, qe do te thote qendrueshmeri ne kohe dhe vlera.
Cilesi, qe do te thote nivel te larte profesional te stafit qe garanton nje komunikim efektiv me teleshikuesit.
Vertetesi, qe do te thote pasqyrim real te ngjarjeve dhe dukurive qe shoqerojne realitetin shqiptar.
Kenaqesi, qe do te thote transmetimin e programeve qe mbartin vlera dhe ofrojne çlodhjen pas nje dite te gjate pune.


Çfare ju ofron Vizion Plus :

Rritje te vleres konsumatore, duke e bere produktin tuaj me terheqes dhe kompetitiv ne treg.
Rritje te te ardhurave duke ju hapur rrugen investimeve ne drejtim te permiresimit te cilesise se produktit dhe ofrimit te lehtesirave ne perdorimin e tij nga ana e konsumatorit.
Rritje te emrit te kompanise tuaj, duke i dhene akoma dhe me teper shtyse aktivitetit te saj dhe duke e bere ate me kompetitive ne treg.

10 arsyet se perse duhet te bashkepunoni me Vizion Plus

• Reklama juaj ne ekranin e Vizion Plus informon konsumatoret potencial te biznesit tuaj.

• Ne rast se informacioni shkon tek konsumatoret tuaj potenciale atehere biznesi juaj do te rritet.

• Reklama ne Vizion Plus ben te mundur informimin e konsumatoreve tuaj me te gjithe komponentet.

• Vizion Plus I adresohet nje target grupi qe tregon gjithmone interes ndaj lajmeve te rendesishme dhe programeve.

• Vizion Plus ju krijon mundesine te ndikoni dhe influenconi mbi blerjet e bera nga grate te cilat perbejne rreth 71% te audiences se tij.

• 6. Televizioni eshte nje nga mediat me te fuqishme ne dhenien e informacionit.

• 7. Teleshikuesit e Vizion Plus shohin reklamat tuaja dhe besojne se informacioni ne to eshte I rendesishem. 82% e teleshikuesve te Vizion Plus jane shprehur se marrin nje informacion te dobishem dhe te rendesishem nga reklamat televizive.

• 8. Vizion Plus ju ndihmon te shmagni shpenzimet e teperta duke ia adresuar reklamen tuaj konsumatoreve femra te cilat marrin vendimet ne produktet e konsumuara nga familja.

• 9. Reklama televizive jo vetem informon … por gjithashtu ju ndihmon ne rritjen e besimit tek konsumatoret potencial.

• 10. Nese nuk reklamoni ne Vizion Plus, konkurrentet mund ta bejne ate.

Marreveshjet kontraktuale me operatore lokal dhe kabllor kane mundesuar shperndarjen e sinjalit te Vizion Plus jo vetem brenda por edhe jashte kufijve te Shqiperise, ne te gjithe hapesirat ku jetojne e punojne shqiptar :


Ne Shqiperi :

- Cable Tv « ANI » - Skrapar
- Cable Tv « Memaliaj » - Memaliaj
- Cable Tv « Tepelena Sat » - Tepelene
- Cable Tv « Iliria » - Berat
- Cable Tv « Devi » - Gramsh
- Cable Tv « Star » - Tirana
- Cable Tv « Fokus » - Maliq
- Cable Tv « Egantia » - Elbasan
- Cable Tv « Asparag » - Rrogozhine
- Cable Tv – « Kam » - Peqin
- Cable Tv – « KBCA TV » - Peshkopi
- Cable Tv – « APT »
- Cable Tv – « Korca » - Korce
- Cable Tv – « Polican » - Skrapar
- Cable Tv – « Lushnja » - Lushnje
- Cable Tv – « Inkusat » - Pogradec
- Cable Tv – « Bulqiza » - Bulqiza
- Cable Tv – « Permet » - Permet
- Cable Tv – « Burrel » - Burrel
- Cable Tv – « Lezha » - Lezha
- Cable Tv – « Multivizion Tv » - Kavaja
- Cable Tv – « Kombi » - Fier
- Cable Tv – « Alte »
- Cable Tv – « Trio Cable »
- Cable Tv – « Lobi » - Korce
- Lobi Tv – Korce
- Tv Rozafa – Shkoder
- Tv Boin -
- Kucova Tv – Kucova
- Tv Mitrovica – Kosovo
- TV Alpo - Gjirokaster
- ARV – Pogradec, Oher and Struga
- Tv Dardan- Elbasan

Ne Kosove :

- Cable Tv – « Telenet » - Peje
- Cable Tv – « NTSH-Elektra » - Hani i Elezit
- Cable Tv – “Digital Kacaniku” - Kacanik
- Cable Tv – « Link Plus »
- Tv Mitrovica – Mitrovice

Ne Maqedoni:

- Cable Tv – « Galaksi KTV Dooel » – Skopje, Macedonia
- Cable Tv – « Cabletel Dooel » – Skopje, Macedonia


Te tjere:

- Alba Tv – USA & Canada

 
News image

Euronics

Euronics Italia, eshte grupi lider ne distribucionin e elektroshtepiakeve dhe elektronike, lindi ne 1999 si zhillim i markes... Lexo me Shume

News image

Conad

Midis sigurive tona eshte ajo e te qenit realitet i rendesishem ekonomik duke qene prezent me mesimet Conad... Lexo me Shume

News image

Vizion Plus

VIZION PLUS ka filluar transmetimet e para ne vitin 1999. Fillimisht me nje transmetim ne nivel lokal, per te kaluar me... Lexo me Shume

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.