Kinema Imperial

img

Shoqeria "EMPIRE" sh.p.k., zoteruese dhe administruese e rrjetit te kinemave "IMPERIAL" me shtrirje ne disa qytete te Shqiperise, ju paraqet keto te dhena per kinemate ne qytetin e Tiranes. Risija me e fundit e rrjetit "EMPIRE" sh.p.k , eshte shnderrimi i ekranit ne sallen Blu, ne teknologjine me te fundit te shfaqjeve , 3D.
Aktualisht rrjeti i kinemave "IMPERIAL", ne Tirane perbehet nga kinema "IMPERIAL 1", "IMPERIAL 2", te cilat ndodhen ne "SHERATON TIRANA, HOTEL & TOWERS", sheshi "ITALIA", dhe "IMPERIAL 3" dhe "IMPERIAL 4" te cilat ndodhen ne "Kristal Center". Kinema "IMPERIAL 1" perbehet nga 100 vende, me nje arkitekture te denje per nje salle moderne, ku ne saje te aparaturave te projektimit te filmit, prodhim i vitit 2007 dhe licensuar ne mars 2007, realizohet nje marrje ne parametrat maksimale te zerit (audio) dhe figures (video).
Kinema "IMPERIAL 2" perbehet nga 30 vende dhe eshte konceptuar ne formen e nje home theatre, me parametra maksimale, ne te cilen harmonizohen jo vetem dizenjimi i ambientit me veshjen e tij, por edhe sistemi i sherbimit ne salle, qe se bashku me aparaturen e projektimit te filmit, e cila eshte e fjales se fundit te elektronikes, do te sjellin nje format te ri dhe te pa perjetuar me pare ne Tirane.
Kinema "IMPERIAL 3" perbehet nga 257 vende, me nje arkitekture te denje per dy salla moderne, ku ne saje te aparaturave te projektimit te filmit, realizohet nje marrje ne parametrat maksimale te zerit (audio) dhe figures (video). Keto salla ofrojne transmetiminin e eventeve ne formatin 3D.
Kinema "IMPERIAL 4" perbehet nga 220 vende dhe ashtu sikurse " IMPERIAL 3", vjen me nje arkitekture te denje per nje salle moderne, ku ne saje te aparaturave te projektimit te filmit, realizohet nje marrje ne parametrat maksimale te zerit (audio) dhe figures (video).
Ne rrjetin "IMPERIAL", do te shfaqen 60 filma ne nje vit kalendarik, te cilat ne baze te kontratave ekskluzive me shoqerite prodhuese te filmave Warner Bros., Paramount Picture, Universal, Dreamworks, Sony Picture, Walt Disney, etj do te jene pjese te premierave te medha boterore.
Filmat qe do te transmetohen jane prodhime te kompanive me te medha ne bote: UNIVERSAL PICTURES, PARAMOUNT PICTURES, DREAMWORKS, WARNER BROS. etj
Jane filma te gjinive te ndryshme, komedi, aksion, triller, drame dhe zoterohen nga shoqeria "EMPIRE" sh.p.k. me te drejta ekskluzive transmetimi dhe shfaqjeje per territorin e Republikes se Shqiperise dhe te Kosoves. Ne kinemate "IMPERIAL 3" dhe "IMPERIAL 4" filmi do te shfaqet midis oreve 09 45 deri 24 45 te çdo dite te javes dhe ne dite do te realizohen 6 seanca.
Te dy ekranet e kinemase do te kene nje program pasur dhe te pavarur shfaqjeje filmi dhe do t’u drejtohet te gjithe grup-moshave, interesave dhe profesioneve.


Faqja Zyrtare - Imperial Cinema